RRETH NESH
Ne jemi grupi AquaGirls, një ekip nxënësesh që vendosëm të verifikojmë cilësinë reale të ujit në qytetin tonë. Projekti ynë përfshin analizën e ujit të depozitës, rrjetit dhe pusit, duke krahasuar të dhëna fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Ne synojmë të ofrojmë informacion të besueshëm për komunitetin dhe të rrisim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të ujit.