NITRATET
Rreziku më i madh: Mund të ndikojnë në oksigjenin e gjakut dhe janë të rrezikshme për foshnjat dhe gratë shtatzëna.
NITRITET
Rreziku më i madh: Ndërhyjnë në transportin e oksigjenit në trup dhe janë më të rrezikshme se nitratet në nivele të larta.
KLORI I LIRË MBETËS
Rreziku më i madh: Nëse është shumë i lartë shkakton irritim të stomakut, shije të keqe dhe probleme me mukozën.
AMONIUM
Rreziku më i madh: Tregon zakonisht ndotje organike dhe mund të sinjalizojë prezencë bakteresh të rrezikshme.
HEKURI
Rreziku më i madh: Nuk është shumë toksik, por në nivele të larta prish cilësinë e ujit dhe dëmton tubacionet/pajisjet.
FLUORI
Rreziku më i madh: Në sasi të tepërt mund të dëmtojë dhëmbët dhe kockat me kalimin e kohës.